Xherdan Shaqiri shkruan një letër për fansat e tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xherdan Shaqiri është zyrtarizuar mbrëmë si lojtar i Liverpoolit pas transferimit të tij nga Stoke City për 14 milionë euro.

Shaqiri qëndroi në Stoke City për tre vite duke bërë 84 paraqitje ku shënoi 15 gola. Sulmuesi shqiptar vendosi largimin pas klubi anglez nuk arriti që të mbetet në Premier Ligë, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se është shumë i lumtur me kalimin e tij në Liverpool dhe shpreson se do të fitoj tituj me ta, mirëpo nuk ka harruar pa i falënderuar edhe fansat e Stoke Cityt.

Letra e Shaqirit: “Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i falënderoj të gjithë fansat e Stoke Cityt, shokët e mi të skuadrës dhe stafin për mundësinë që ma dhanë për të luajtur në Angli në këto tre vite të mrekullueshme. Edhe pse stinori i kaluar përfundoi me dhimbje, nuk kam asnjë dyshim se klubi do të rikthehet në Premier Ligë shumë shpejt. Gjithmonë do të kem vend në zemrën time për Stoke”.

“Dhe tani për LFC. Mezi po më pritet që t’ia filloj këtij kapitulli të ri të karrierës sime, të vrapoj në Anfield, si pjesë e shtëpisë së skuadrës, do të jetë një moment shumë, shumë i veçantë për mua. Jam duke e shikuar të ardhmen time si një i Kuq. #XS23#YNWA”, /Gazeta Express/

...

Share.

About Author

Leave A Reply