Dalin pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Periskopi.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë disa persona, të cilat janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në disa fotografi nga vendi i ngjarjes shihen të lënduarit e këtij aksidenti në gjendje të rëndë, të shtrirë për toke.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se pas aksidentit të rëndë, ata kanë përfunduar jashtë veturave.

Më specifikisht, aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, Komunë e Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombi bus.

...

Share.

About Author

Leave A Reply