Xhavit Haliti – Bejtush Gashit: Mos na trego histori këtu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka këshilluar se sit ë veproj ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në raport me pyetjet e deputetëve.

Derisa Gashi po përgjigjej në pyetjen e shefit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti për çështjen e hyrjes ilegale të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaqevë, ai kishte tejkaluar minutat e paraparë me Rregullore të Punës së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Pasi i përfundoi koha prej dy minutash, Xhavit Haliti i ndërhyri ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi.

“Mos na trego histori këtu, po përgjigju konkretisht, a e kontrollon Kosova apo jo atë pjesë”, ka thënë Haliti.

“Por, pasi që jeni i ri, po ja u jap fjalën që ta jepni përgjigjen e plotë”, tha Haliti, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, ministry Gashi ka thënë se kufirin me Serbinë e patrullon KFOR-i, e jo policia e Kosovës.

...

Share.

About Author

Leave A Reply