Mekaniku i cili pinë vajra të makinave që 28 vite

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muhammed Omarin, është një mekanik që pi vajra motorike dhe thotë se janë pije fantastike energjike dhe natyrore.

Mekaniku jemenas, i cili jeton në Mekë të Arabisë Saudite, thotë se ai pinë vajra të frenave dhe lubrifikantë, si pjesë e “dietës” së tij që kur ishte 17 vjeç dhe filloi të punonte si mekanik.

“Unë kam pirë të gjitha llojet e vajrave të motorëve dhe lubrifikantëve tani e 28 vite. Unë kam nevojë për të pirë këto vajra për të mbajtur veten”, deklaroi ai, transmeton IndeksOnline.

Nga një pikëpamje mjekësore, Dr. Abdel Hamid Jalhoun, një mjek specialist, thotë se Omar nuk është një rast jokonvencional. Ai është si ata që mbajnë veten duke ngrënë bretkosa dhe karkaleca të shkretëtirës. Ndonëse mund të jetë e vështirë të tolerojmë një sjellje të tillë, është e rëndësishme të theksohet se sjellja e Omarit është e motivuar psikologjikisht.

“Këto vajra dhe lubrifikantë nuk përmbajnë substanca toksike ose përbërës të parregullt”, thotë ai.

Mekaniku konsumon një sasi të vajit që është e mjaftueshme për të mbajtur një motor makine për 2.500 milje.

Ai thotë se zakonisht pi dy deri në tre shishe vaji në ditë dhe ndonjëherë edhe katër, përveç lubrifikantëve.

...

Share.

About Author

Leave A Reply