Ju kanë humbur shumë para në një market në Fushë Kosovë? Policia ju fton të lajmëroheni!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një market në Fushë Kosovë, një qytetari i kanë rënë një shumë e parave.

Sipas policisë rasti ka ndodhur 28 prill të këtij viti, por ende nuk është arritur të identifikohet personi që i kanë humbur paratë.

Andaj policia i ka bërë thirrje qytetarit që të lajmërohet në stacionin policor në Fushë Kosovës.

“Më datë 28/04/2018, kemi pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur (i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave”.

“Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj, për publikimin e këtij njoftimi”.

“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/

...

Share.

About Author

Leave A Reply