Vëllau i shqiptarit që i dha 2 gola barcelonës luan në futbollin kosovar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enis Bardhi u bë heroi i Levantes e cila ia prishi rekordin historik Barcelonës.

Katalunasit synon ta shkruanin historinë, duke mbyllur kampionatin pa humbje, por Levante e Bardhit e mposhti 5:4. Mesfushori shqiptar shënoi dy golësh për Levanten, shkruan gazetametro.net.

Bardhi prej verës së vitit të kaluar është transferuar në Levante nga Honvedi i Hungarisë. Ai është shqiptar nga Shkupi, kurse luan me Maqedoninë.

Për dallim nga ai, karriera e vëllait të tij, Behar Bardhit, ka kahje krejtësisht tjetër. Ai është pjesë e futbollit kosovar. Behari luan me Ferizajn, që drejtohet nga Bylbyl Sokoli.

Lojtari nga Shkupi llogaritet si lojtar univerzal, por që njihet më shumë si mesfushor mbrojtës.

...

Share.

About Author

Leave A Reply