Këto janë 10 gjërat që nuk duhet t’i publikoni KURRË në INSTAGRAM dhe në rrjetet e tjera sociale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Adoleshentët dhe jo vetëm, në ditët e sotme kalojnë një kohë shumë të madhe duke iu përkushtuar teknologjisë dhe rrjeteve sociale që ata kanë, në “Facebook”, “Instagram”, “Twitter”, “SnapChat” e të tjera me radhë. Celulari dhe të gjitha rrjetet e teknologjisë shikohen si një botë më vete, ku gjithsecili mund të humbasë në një farë mënyre edhe botën që ka përreth. Duke pasur këtë ndikim, rrjetet sociale tashmë po shërbejnë si kanale përmes të cilave edhe synohet të ndërrohen sjelljet për më mirë.

Ju mund të postoni çfarë të doni por dritare.net ka publikuar 10 gjërat të cilat nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale!

1. Mos bëni postime rreth urrejtjes që keni për punën tuaj. 2. Mos postoni foto që vënë të tjerët në siklet. 3. Mos postoni vitin e lindjes. 4. Nuk duhet asnjëherë të postoni opinione të forta politike apo fetare. 5. Mos bëni postime me fjalë të ndyta. 6. Mos postoni për lajme të mëdha, që ju përkasin njerëzve të tjerë. 7. Mos postoni detaje nga udhëtimet tuaja. 8. Mos bëni postime që shkaktojnë ndjenjën e nervozizmit dhe inatit te të tjerët. 9. Mos postoni shumë informacione. 10. Mos postoni foto me pije alkolike.

...

Share.

About Author

Leave A Reply