Makina bën të niset edhe me shpejtësinë e dytë, ja si bëhet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë se makina mund të niset edhe me marshin e dytë të transmisionit, nuk ka asgjë gabim rreth kësaj, ndonëse nuk preferohet.

Jason Fenske nga ‘Engineering Explained’ tregon se kur dhe pse mund të bëhet kjo gjë, transmeton IndeksOnline.

Për shembull, nisja me shpejtësinë e dytë në një makinë me transmision automatik nuk është asgjë e gabuar. Kjo për shkak se një automatik përdorë një marsh me lëng të rrjedhshëm, kështu që nuk duhet të brengoseni se do të dëgjoni një zhurmë të pakëndshme tek çiftrrotulluesi.

Megjithatë, në një makinë me transmision manual, gjërat janë pak më ndryshe. Kjo për shkak se rrotat do të rrotullohen në diskun e ciftrrotulluesit duke reduktuar diferencën midis shpejtësisë së rrotullimit dhe RPM-së së motorit, duke sjellë një rrshitje të pedalës së friksionit.

Por, nëse niseni nga vendi, është më mirë të përdoret shpejtësia e parë sepse duhet të kalohet marshi në një shpejtësi shumë më të ulët, në mënyrë që ajo të angazhohet plotësisht.

Fenske siguron se pedalja e friksionit mund t’i bëjë ballë për një kohë të gjatë edhe nëse makina niset me shpejtësinë e dytë, edhe pse më ideale sigurisht është shpejtësia e parë. Në fund të fundit, shpejtësia e parë është projektuar për ta bërë të lehtë nisjen nga fillimi. /IndeksOnline/

...

Share.

About Author

Leave A Reply