Bëni çdo ditë këto gjëra dhe nuk do të keni nevojë për doktor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshillat që do t’jua prezantojmë mund t’ju ndihmojnë në luftimin e një numri të sëmundjeve të ndryshme, nëse i ktheni këto në shprehi, ato mund të jenë të dobishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm:

shikoni drejt diellit në orën e parë pas lindjes ose (dhe) para perëndimit; filloni me 10 sekonda, (dhe) duke i shtuar për çdo ditë nga 10 sekonda; përderisa shikoni drejt diellit, qëndroni me këmbë të zbathura në tokë të thatë ose pllaka;

pini ujë pa fluorid ose ujë të pastër, ku uji i burimit natyror është zgjidhja më e mirë; lëreni ujin të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit për disa orë në një shishe prej xhami, të pastër dhe pa ngjyrë, për të përthithur energjinë diellore; mos e lini të qëndrojë jashtë përgjatë natës;

bëni ushtrime në ajër të pastër, si për shembull: në park, çdo ditë; është një nga mënyrat më të mira për detoksifikim;

bëni një shëtitje; merrni frymë thellë në ajër të pastër në mëngjes dhe në mbrëmje, të paktën 20 minuta;

shkoni në shtrat herët, diku rreth orës 22:00-02:00; trupi i njeriut tajon hormone rregulluese brenda kësaj kohe; jetoni sipas ritmit (ciklit) diellor;

zëvendësoni kozmetikën komerciale me atë natyrale;

të gjithë ne duhet të konsumojmë pemë dhe perime të papërpunuara; drithërat gjithashtu janë të dobishëm për organizmin tonë;

reduktoni konsumimin e produkteve me prejardhje shtazore;

mënjanoni produktet me ëmbëlsues artificial;

shmangjuni alkoolit, duhanit, kafesë, çajit të zi, çamçakëzave (përtypësve) si dhe të mirave (ushqimeve) të konzervuara;

jini gjithmonë të buzëqeshur; gjithmonë pozitiv, se kjo do të përshpejtojë tajimin e hormoneve rregulluese;

mos mendoni dhe mos flisni gjëra negative për veten dhe të tjerët, se nënvetëdija juaj ndjek mendimet tuaja; silluni sikur gjithçka është në rregull me ju;

falni vetveten dhe të tjerët; nëse falni, do të lironi vetveten nga urrejtja dhe zemërimi të cilat kanë efekt negativ në tajimin e hormoneve dhe kështu dëmtojnë shëndetin tonë; duke falur të tjerët, i ndihmoni vetes suaj;

dieta ideale është ushqimi plotësisht i papërpunuar; hani bajame dhe arra; merrni dy lugë vaj farash liri ose dy lugë fara të grimcuara liri;

madje edhe sëmundjet mendore mund të trajtohen me ushqim të papërpunuar dhe rrezatim diellor.

...

Share.

About Author

Leave A Reply